Bastoni: U jam borxhli italianëve, duam të ringrihemi pasi prekëm pikën më të ulët

Bastoni: U jam borxhli italianëve, duam të ringrihemi pasi prekëm pikën më të ulët

29 Shtator 2026 7:24 Alfred Lleshi “Është e pashmangshme të mendoj për atë natë. Do t’ju jem borxhli italianëve për të paktën 4 vitet e ardhshme; shpresojmë ta rikuperojmë këtë gjë. Nga vështirësitë kam zgjedhur gjithmonë të dal me kokën lart dhe të marr përgjegjësitë e mia. E di sa vlej. Po përpiqemi ta rikthejmë këtë Itali aty ku e meriton. Kemi prekur pikën më të ulët të viteve të fundit, jemi një grup i ri dhe kemi shumë dëshirë të ringrihemi”, – tha mbrojtësi i Italisë, Alessandro Bastoni, pas fitores 4-1 ndaj Turqisë në “Nations League”. “Kërkojmë pak ekuilibër dhe durim. Nëse duhet sulmuar dikush, më mirë të na sulmojnë ne, që kemi më shumë eksperiencë dhe shpatulla pak më të gjera. Nuk është...