Baste të paligjshme pranë shkollave, zbulohet aktiviteti në 6 lokale dhe arrestohen 8 persona

Baste të paligjshme pranë shkollave, zbulohet aktiviteti në 6 lokale dhe arrestohen 8 persona

Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet pranë institucioneve arsimore. Në kuadër të operacionit “Barriera”, janë zbuluar 6 lokale ku zhvilloheshin lojëra fati të paligjshme. Për këtë veprimtari janë arrestuar 8 persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar 9 celularë dhe pajisje DVR, të përdorura për vendosjen e basteve sportive. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. “Tiranë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona. Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati. Vihen në pranga 8 shtetas dhe sekuestrohen 10 pajisje. Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera...