Bashkia Elbasan bonus qiraje për 15 familjet e pallatit që shpërtheu në flakë

Bashkia Elbasan bonus qiraje për 15 familjet e pallatit që shpërtheu në flakë

Në bazë të ligjit 45 viti 2019 për Emergjencat Civile dhe VKM 384 datë 12.06.2019 Bashkia e Elbasanit është duke përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për trajtimin me bonus qiraje të 15 familjeve të prekura nga shpërthimi në lagjen “Qemal Stafa”. Menjëherë pas mbërritjes së aktit të ekspertimit të Institutit të Ndërtimit, Këshillit Bashkiak do t’i kërkohet të kalojë me procedurë të përshpejtuar trajtimin me bonus qiraje. Aktualisht në mbikëqyrjen e forcave zjarrfikëse banorët janë duke marrë sendet e tyre personale nga apartamentet. Shërbimi Social pranë Bashkisë Elbasan gjithashtu ka vënë në dispozicion punonjësit socialë dhe psikologët për të qëndruar pranë banorëve.