Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente të reja për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve

Bashkia e Tiranës merr në dorëzim apartamente të reja për strehimin social, zbatohet kontributi 3% i ndërtuesve

Bashkia e Tiranës ka marrë në dorëzim apartamente dhe njësi shërbimi në Njësinë Administrative nr. 11, të cilat i shtohen fondit publik të pronave të destinuara për programet sociale të strehimit. Përfaqësues të Bashkisë së Tiranës ishin të pranishëm gjatë procesit të marrjes në dorëzim të apartamenteve, të cilat janë të certifikuara dhe të përfunduara sipas standardeve të parashikuara në projekt. “Sot marrim në dorëzim apartamentet në zbatim të kontratës së lidhur mes Bashkisë së Tiranës dhe subjektit ndërtues. Apartamentet janë të certifikuara, në gjendje shumë të mirë dhe plotësojnë standardet e projektimit dhe të zbatimit të punimeve. Janë të gatshme për banim dhe nga sot kalojnë në administrimin e Bashkisë së Tiranës”, u shprehën përfaqësuesit e Bashkisë gjatë procesit të dorëzimit. Ata sqaruan se...