Bashkia e Tiranës kontrolle ndaj agjencive funerale, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Bashkia e Tiranës kontrolle ndaj agjencive funerale, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Bashkia e Tiranës ka nisur kontrollet në terren ndaj agjencive funerale, pas ankesave të përsëritura të qytetarëve për mënyrën e reklamimit dhe ekspozimin e elementeve të lidhura me këtë aktivitet në zonat e banuara.Prej afro një viti, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka marrë ankesa nga banorë që jetojnë pranë këtyre subjekteve. Reklamat në fasada, objektet e ekspozuara në ambientet e jashtme, si edhe automjetet e parkuara pranë agjencive, kanë krijuar shqetësim në përditshmërinë e komunitetit.Pas përfundimit të afatit gjashtëmujor që u ishte lënë subjekteve për të përshtatur aktivitetin me kërkesat e Bashkisë, inspektorët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të Policisë Bashkiake zhvilluan kontrolle të përbashkëta në disa zona të kryeqytetit.Aksioni nisi në Njësinë Administrative nr. 5, një nga zonat më të populluara...