Bashkëshortja e Veliajt e viziton në burgun e Fierit, pritet edhe transferimi sekret i Ergys Agasit
Bashkëshortja e Erion Veliajt ka mbërritur në burgun e sigurisë së lartë në Fier për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, pasi ky i fundit u transferua pasditen e djeshme në këtë institucion, ku aktualisht ndodhet në fazën e observimit. Ndërkohë, në burgun e Fierit pritet të transferohet sot edhe Ergys Agasi. Edhe pse mësohet se ka dalë shkresa për transferimin e tij, destinacioni nuk është bërë ende publik. Burime nga burgu i Fierit nuk e konfirmojnë zyrtarisht këtë informacion. Megjithatë, sipas burimeve konfidenciale, shkresa për transferimin e Gys Agasit është nxjerrë, por në të nuk specifikohet institucioni ku ai do të dërgohet. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Gys Agasi pritet të transferohet në burgun e sigurisë së lartë në Fier, por ky informacion...
Burimi:
syri.net