Bashkëpunim me PD-në? Lapaj vendos kushtin e panegociueshëm për opozitën

Bashkëpunim me PD-në? Lapaj vendos kushtin e panegociueshëm për opozitën

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se opozita duhet të krijojë një front të gjerë, por theksoi se çdo bashkëpunim me Partinë Demokratike dhe forcat e tjera opozitare duhet të kalojë përmes reformës së Kodit Zgjedhor. Adriatik Lapaj ka vendosur reformën e Kodit Zgjedhor si kusht për një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike dhe pjesën tjetër të opozitës. Lapaj u shpreh gjithashtu se, vendi ka nevojë për ndryshim dhe se opozita duhet të bashkohet, por paralajmëroi se Lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk do të pranojë të përdoret për interesa politike. “Ne besojmë si lëvizje se ky vend ka nevojë për ndryshim, është e nevojshme që opozita të krijojë një front të madh përballë të keqes sepse jemi në një emergjencë të madhe. Por,...