Barrikadat në veri të Kosovës, dënohen dy nga 6 të pandehurit serbë! Gjykimi për 4 të tjerët nis në muajin shtator

Barrikadat në veri të Kosovës, dënohen dy nga 6 të pandehurit serbë! Gjykimi për 4 të tjerët nis në muajin shtator

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Dushan Dobraqin me një vit burgim dhe Millosh Radosavljeviqin me nëntë muaj burgim për vendosjen e barrikadave në Zveçan, në veriun e Kosovës, më 2022. Ndaj tyre ishte veçuar procedura gjyqësore paraditen e së hënës, pasi gjyqtari kishte njoftuar se kishin arritur marrëveshje për pranim fajësie me Prokurorinë Speciale. Millosh Radosavljeviq u shpall fajtor për veprat penale “Bashkimi në veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues”. Për të njëtën vepër dhe për “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” u shpall fajtor edhe Dobraq. Për veprën e parë, ai u dënua me 6 muaj burgim, kurse për të dytën u dënua me 6 muaj burgim, raporton Betimi për Drejtësi. Ndërkaq është shtyrë për 15...