Barra fiskale për qytetarët/ Teliti: TVSH-ja për ujin dhe energjinë elektrike rritet në 21% nga 1 janari 2027
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar lidhur me rritjen e TVSH-së për ujin dhe energjinë elektrike në 21%, duke e cilësuar këtë si një barrë shtesë për qytetarët shqiptarë. Në një reagim në rrjetet sociale, Teliti theksoi se nga 1 janari 2027, familjet do të paguajnë më shumë për shërbime bazë si furnizimi me ujë dhe energji elektrike. Ai akuzon qeverinë se përmes kësaj mase po rrit barrën fiskale për qytetarët, ndërsa vijon, sipas tij, të financojë koncesionet, tenderat pa garë dhe shpenzimet luksoze. Në përfundim, Teliti u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë ndaj kësaj mase: ‘Ndaj qytetarë, ngrihuni, reagoni, protestoni!’ Reagimi i anëtarit të kryesisë së PD, Dorian Teliti: A e morët vesh? Rritet në 21% TVSH-ja për ujin dhe...
Burimi:
gijotina.com