Bardhyl Zaimi: Në kthetrat e kiçit

Bardhyl Zaimi: Në kthetrat e kiçit

Nuk është në fakt prania e kiçit kaq fatale. Më fatale duket gjithë ai replikim shoqëror që përjashton diferencimin më të vogël. Një lloj ripërsëritje shoqërore që kërkon rreshtin, uniformën dhe së fundmi apatinë dhe kotësinë që e ofron kiçi. Të tradhëtosh rreshtin është shkalla e parë e emancipimit të subjektit, shkalla e parë e lirisë krijuese përtej kthetrave të kiçit të kudondodhur. Shkruan: Bardhyl Zaimi Kiçi gjithnjë pretendon të shfaqet si një iluzion përkryerje, si uniformë, si shkëlqim elitar që duhet ta përqafojmë. Për më tepër siç e definon edhe Kundera te ”Lehtësia e padururshme e qenies” kiçi kërkon ta përthith qenien tonë përmes dukjes, duke asgjësuar çdo gjë që mbrun individualitetin tonë. Kiçi synon sipërfaqësoren, ripërtypjen e vetes sonë. Kiçi na sugjeron të...