Bardhi, thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni dhe shfuqizoni ligjin korruptiv për “Paketën e Maleve”, pasojat mund të jenë afatgjata
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të marrë sa më parë në shqyrtim e të shfuqizojë, atë që PD e cilëson si ligj korruptiv, ‘Paketën e Maleve’. Përmes një deklarate, Bardhi thekson se ‘Paketa e Maleve’ është antikushtetuese, pasi cenon interesat e shtetit dhe të drejtën e pronës private. ‘Interesi i shtetit dhe e drejta e pronës nuk mund të sakrifikohen për interesa politike të ditës’, thekson Bardhi, duke paralajmëruar se pasojat për qytetarët mund të jenë afatgjata. DEKLARATA: Ligji korruptiv “Për Paketën e Maleve” është antikushtetues, pasi cenon interesat e shtetit dhe të drejtën e pronës private. Ky ligj është kundërshtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Gjykatën Kushtetuese dhe ne presim që kjo Gjykatë...
Burimi:
gijotina.com