Bardhi takohet me VanHorn në Kryesinë e Kuvendit: SHBA mbetet aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Gjatë takimit, Bardhi dhe VanHorn diskutuan mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe çështjet që lidhen me zhvillimet politike në vend. Një tjetër fokus i bisedës ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reagimi i Bardhit: Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes...
Burimi:
gijotina.com