Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit për imunitetin e Belinda Ballukut. Në një intervistë në emisionin “Breaking”, Bardhi u shpreh se, tani që pozita penale e Ballukut është rënduar, duhet të shoqërohet edhe me kërkesën për një masë më të rëndë sigurie. Sipas tij, SPAK ka përdorur “standard të dyfishtë” për rastin, ndërsa kujtoi se kërkesa e parë e SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut u rrëzua nga Kuvendi në mars. “Spak duhet ta sillte kërkesën për imunitetin e Ballukut, sipas standardit që ka sjellë Prokuroria e Posaçme. Vetë drejtuesi i ri thotë që standardi ligjor është që, kur rëndohen akuzat, të rëndohet masa e sigurimit. Ky standard nuk po...