Bardhi: Pushtet që ka frikë nga qytetarët, kur nuk ka argumente përdor forcën
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës së ushtruar një ditë më parë nga policia gjatë protestës ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës. Sipas Bardhit, kur një pushtet nuk ka argumente përdor forcën, por theksoi se qytetarët nuk tremben. “Ky nuk është pushteti i forcës. Është pushteti që ka frikë nga qytetarët. Dhe frika e një qeverie është zëri i një populli që nuk dorëzohet”, tha Bardhi i cili kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar. Postimi i plotë 95 ditë protestë. 95 ditë rezistencë. Dhe përgjigjja e qeverisë? Dhunë dhe polici! Kur një pushtet nuk ka më argumente, përdor forcën. Kur nuk dëgjon më qytetarët, përpiqet t’i trembë. Por qytetarët nuk tremben. Një protestë nuk tërhiqet zvarrë. Një e...
Burimi:
gijotina.com