Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës, demokratët nuk duan leje që të dalin në shesh
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas tensioneve të regjistruara mes protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës pranë Ministrisë së Arsimit, duke bërë thirrje për bashkim të opozitës dhe shmangie të përplasjeve mes forcave politike. “Sheshi nuk është monopol i askujt. Nuk ka nevojë për leje”, u shpreh ai, duke nënvizuar se çdo përpjekje për të krijuar përçarje brenda opozitës rrezikon të favorizojë mazhorancën. Bardhi hodhi poshtë pretendimet se Partia Demokratike kërkon të marrë protagonizmin e protestës studentore, duke deklaruar se qëndrimi i saj është në mbështetje të kërkesave të të rinjve. “Ne nuk jemi këtu për të marrë protagonizmin dhe zërin e studentëve. Jemi në mbështetje të tyre”, deklaroi Bardhi. Ai kritikoi gjithashtu disa grupime të vogla politike, të cilat,...
Burimi:
kohajone.com