Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me debatet për Reformën Zgjedhore, duke hedhur poshtë pretendimet për bojkot të opozitës. Bardhi akuzon mazhorancën se po zvarrit qëllimisht procesin dhe po shmang rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, ndërsa kërkon që ndryshimet ligjore të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta. Reagimi Opozita nuk e ka bojkotuar asnjëherë Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ky është një fakt publik dhe lehtësisht i verifikueshëm. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të thirrur të këtij Komisioni në të cilën përfaqësuesit tanë të mos kenë qenë të pranishëm. Ajo që po ndodh është një përpjekje e mazhorancës për të devijuar dhe penguar punën e Komisionit, duke e zhvendosur vëmendjen drejt çështjeve dytësore, të...
Burimi:
gijotina.com