Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

Bardhi ironizon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Drejtohej nga një kukull

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar për zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe çështjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, duke kërkuar nga kryeministri Edi Rama të japë shpjegime për mënyrën se si ajo u përzgjodh në krye të institucionit të sigurisë. “Ndërkohë që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo mik ndërkombëtar i Shqipërisë ndihet i tronditur si llumi dhe e keqja ka mbuluar çdo segment të qeverisjes së vendit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi përsëri të njëjtën strategji. Edi Rama iu tha shqiptarëve se asgjë jonormale nuk ka ndodhur: se AKSHI apo SHISH-I; Gysi, Mirlinda, apo Vlora; janë një kapitull normal i Shqipërisë së tij imagjinare europiane dhe se fajin për gjithçka që po ndodh në vend e...