Bardhi godet foltoren me grusht: Kush ia jep Gardës të drejtën të më ndalojë të flas/ Peleshi e kritikon
Tensione dhe përplasje në Kuvend gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka tentuar të shkojë në foltore për të marrë fjalën, por është ndaluar nga një anëtar i Gardës. Situata ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Bardhit, i cili ka kundërshtuar ndërhyrjen e Gardës dhe i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi. “Me çfarë të drejtë anëtari i Gardës më ndalon të flas në foltore? Kush ia jep këtë të drejtë? Ju rrini aty dhe heshtni. Si mundet të më pengojë Garda mua të flas? Kush e futi Gardën brenda? Kush ia jep këtë të drejtë?”, është shprehur Bardhi. Gjatë përplasjes, Bardhi ka goditur me grusht foltoren, ndërsa situata ka vijuar me replikën e...
Burimi:
ntv.al