Bardhi: Gjobitja me 5 milionë lekë e një fëmije jetim për pjesëmarrjen në protestë, akt çnjerëzor

Bardhi: Gjobitja me 5 milionë lekë e një fëmije jetim për pjesëmarrjen në protestë, akt çnjerëzor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj gjobitjes me 5 milionë lekë të një fëmije jetim, për pjesëmarrjen në një protestë. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson këtë veprim si një akt të paligjshëm, çnjerëzor dhe mizor, duke theksuar se shteti ka detyrimin të kujdeset për fëmijën, ta mbrojë dhe t’i garantojë të drejtat e tij, e jo ta ndëshkojë. ‘Të gjobisësh me 5 milionë lekë një fëmijë jetim, vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, nuk është thjesht një akt i paligjshëm, por një akt çnjerëzor, mizor dhe thellësisht i papranueshëm.’, shkruan Bardhi. Kreu i grupit parlamentar të PD-së i ka bërë thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që të revokojë gjobën,...