Bardhi akuzon Ramën për Orikumin, kërkon hetim nga SPAK për vendimin e shpronësimit
gazmend bardhi TIRANË- Ka reaguar pas vendimit të qeverisë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi për shpronësimin e dy investitorëve të përfshirë në konfliktin e ndodhur në Orikum. Përmes një reagimi publik, Bardhi pretendon se vendimi nuk zgjidh problemin e krijuar, por rëndon buxhetin e shtetit me kompensime që, sipas tij, do të paguhen nga taksat e qytetarëve. Ai kërkon që SPAK të hetojë të gjithë procesin, duke ngritur pikëpyetje mbi dhënien e statusit të investitorit strategjik dhe lejeve të zhvillimit për pronat në konflikt. Reagimi i Bardhit: GJOBA E EDI RAMËS PËR SHQIPTARËT Vendimi i Kryeministrit për të shpronësuar dy investitorët që u përplasën me armë në Orikum nuk i ndëshkon dy individët e dhunshëm se i prishën imazhin turistik Shqipërisë. Përkundrazi,...
Burimi:
zeri.ai