Barcelona vë në shënjestër argjentinasin kampion bote për mbrojtjen: I disponueshëm në qershor me parametrin zero

Barcelona vë në shënjestër argjentinasin kampion bote për mbrojtjen: I disponueshëm në qershor me parametrin zero

29 Tetor 2026 10:55 Telesport Barcelona po e ndjek nga afër situatën rreth Lisandro Martínez dhe mund të ndërmarrë hapa për ta afruar atë me parametër zero në vitin 2027. Kështu raporton ‘Sky Sport’, e cila dha një përditësim mbi të ardhmen e mbrojtësit. Pasi mbërriti te Manchester United në vitin 2022 dhe më pas fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar, e ardhmja e Martínez në Premier League mbetet tani tejet e pasigurt. Sidomos pas polemikave të javës së kaluar me klubin. Mbrojtësi argjentinas po e vlerëson të ardhmen e tij së bashku me stafin që e rrethon, pas një reagimi të ashpër publik ndaj drejtuesve të Manchester United. Agjentët e mbrojtësit kanë filluar të bëjnë sondazhet e para, duke bërë të ditur...