Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

Banorët e ish-“Kënetës” në protestë, bllokojnë dhe rrugën: Kërkojmë investime dhe pastrim të kanaleve!

Banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës dolën në protestë dje duke bllokuar për rreth një orë rrugën “Vllazërimi”. Dhjetëra qytetarë, kërkuan ndërhyrje konkrete për zgjidhjen e problematikave infrastrukturore dhe parandalimin e përmbytjeve. Protestuesit u shprehën se mungesa e investimeve në infrastrukturë vijon të krijojë probleme të përsëritura për banorët e zonës, veçanërisht gjatë reshjeve intensive. Sipas tyre, pjesa më e madhe e familjeve të prekura janë përmbytur tre herë gjatë periudhës janar 2025–janar 2026. Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë protestës ishte mungesa e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Banorët deklaruan se ende nuk kanë marrë kompensimin e premtuar për dëmet e pësuara në banesa dhe pasuri. Përveç dëmshpërblimeve, banorët kërkojnë nga pushteti vendor ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e...