Banorët apel institucioneve: Gjanica shndërrohet në një lumë të zi nga ndotja, as era e keqe nuk durohet!

Banorët apel institucioneve: Gjanica shndërrohet në një lumë të zi nga ndotja, as era e keqe nuk durohet!

Lumi Gjanica që përshkon qytetin e Fierit është rikthyer sërish në një mbledhës të vajrave të ndryshme nga fabrikat e përpunimit të ullirit dhe hidrokarbureve. Në mungesë totale të masave nga institucionet dhe natyrisht papërgjegjshmërisë së bizneseve, të gjithë mbetjet nga këto procese derdhen në Gjanicë, duke ndotur jo vetëm ujin, por edhe ajrin me aroma të rënda. Kjo ishte pamja e lumit Gjanica që kalon përmes qytetit të Fierit, paraditen e kësaj të marte. Një lumë i zi, i ndotur me disa lloje mbetjesh nga fabrikat e përpunimit të ullirit dhe ato të hidrokarbureve. Madje, ndotja është aq e lartë saqë ndihet edhe aroma e rëndë. Në fakt, kjo situatë ka disa ditë që është e tillë, ndërsa ende nuk ka asnjë masë konkrete...