Bankat nën sulm, eksperti: Kufizohet sasia e parave në bankomate
Sistemi bankar duket se ka qenë në qendër të sulmeve nga ana e protestuesve. Të dhënat paraprake flasin për degë të shkatërruar dhe të dëmtuara dhe me dhjetëra bankomate jashtë funksionit. Artur Ribaj ekspert i tregjeve financiare duke folur në emisionin E-Zone tha se dëmet ndaj bankave nuk kanë asnjë rrezik për shëndetin e tyre “Çdo dëm që i është bërë sistemit bankar është i dënueshëm. Ai ka pasoja mbi ekonominë, pasi ndërprerjet zinxhirin e ekonomik. Pa bankë s’ka ekonomi s’ka biznes. Por dëmet deri më tani janë fizike. Siguria e parasë nuk vihet në diskutim, pasi nuk kemi të bëjmë me një krizë financiare”, tha Ribaj në Vizion Plus. Por në mënyrë të paprecedentë këtë javë bankat vendosën të mbyllin një sërë degësh kryesisht...
Burimi:
javanews.al