Banka Botërore: Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH

Banka Botërore: Ndotja e ajrit në Shqipëri mbi trefishin e normës së OBSH

Ndotja e ajrit në Shqipëri lidhet me rreth 3,551 vdekje të parakohshme gjatë vitit 2023, ndërsa kostoja e saj për mirëqenien ekonomike dhe sociale vlerësohet në ekuivalentin e 7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Megjithëse treguesit e vdekshmërisë së lidhur me ndotjen janë përmirësuar gjatë dy dekadave të fundit, ekspozimi ndaj grimcave të imëta në ajër mbetet një problem serioz për shëndetin publik, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe familjet më të cenueshme. Sipas raportit të Bankës Botërore për Menaxhimin e Cilësisë së Ajrit në Ballkanin Perëndimor,  vlerësimi për 3,551 vdekje të parakohshme në Shqipëri gjatë vitit 2023 bazohet në modelimin e ndikimit shëndetësor nga Agjencia Europiane e Mjedisit (EEA). Shifra përfaqëson vdekshmërinë që i atribuohet ekspozimit ndaj grimcave PM2.5, të cilat, për shkak...