Banania e ngjitur në mur që sfidoi kufijtë e artit
4 September, 2026 - 20:00 Një banane e ngjitur në mur me shirit ngjitës u shndërrua në një nga veprat më të debatuara të artit bashkëkohor. “Comedian”, krijuar nga artisti italian Maurizio Cattelan, u prezantua për herë të parë në Art Basel Miami Beach në vitin 2019 dhe shkaktoi menjëherë reagime të shumta. Dy edicione të veprës u shitën fillimisht për 120 mijë dollarë secili, ndërsa i treti për 150 mijë dollarë. Blerësit morën një certifikatë autenticiteti dhe udhëzime për ekspozimin e veprës, përfshirë zëvendësimin e bananes pasi ajo prishet. Në vitin 2024, një prej edicioneve u shit në ankand për 6.24 milionë dollarë, duke rikthyer debatin mbi vlerën dhe kuptimin e artit bashkëkohor. Përtej çmimit, “Comedian” lidhet me historinë e gjatë të artit provokues....
Burimi:
kultplus.com