Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Ballkani nën kërcënimin e Serbisë? Paralajmëron ish-gjenerali amerikan i NATO-s, Clarck: Ka vende të tjera që përfitojnë! Rusia rrezik

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka paralajmëruar për rrezikun e rikthimit të dhunës në Ballkan. Në emisionin “Off the Record” në “A2 CNN”, ish-komandanti suprem i NATO-s gjatë ndërhyrjes së vitit ’99 në Kosovë, gjenerali Wesley Clark theksoi se përveç Serbisë, disa vende të tjera do të përfitonin nga dhuna në Ballkan. “Mendoj se ka disa kombe në kthimin e dhunës në Ballkan. Ka dhe vende të tjera që do të përfitonin nga dhuna në Ballkan”, u përgjigj ai kur u pyet nëse ngjarje të së shkuarës mund të rikthehen në të sotmen në këtë Ballkan. Ai tha se Europa ka frikë nga kërcënimi rus, po deklaroi se nuk kishte informacion specifik për ndonjë lidhje të mundshme mes Moskës, Beogradit dhe vendimit të sotëm të Hagës....