Balliu: Rama nuk duhet të fshihet pas maskave dhe uniformave! Dhuna policore ndaj të rinjve të ndalet
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar dhunën e pretenduar policore ndaj të rinjve që protestojnë, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të saj dhe hetimin e çdo rasti të raportuar. Në deklaratën për media nga selia blu, Balliu ngre shqetësime për përdorimin e shkopinjve dhe plumbave të gomës, keqtrajtimin e pretenduar në komisariate dhe ndalimet që i cilëson arbitrare. Balliu kërkon që përgjegjësit për dhunën të identifikohen dhe të hetohen, duke bërë përgjegjës politikisht Edi Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën për mënyrën se si po trajtohen protestuesit. Deklarata e deputetit të PD, Kevis Balliu: Të nderuar qytetarë, Dhuna e rëndë e ushtruar nga Policia e Shtetit gjatë këtyre ditëve të protestës ka nxjerrë në pah pasojat e rënda të politizimit dhe degradimit të...
Burimi:
syri.net