Balla publikon videon: I riu goditet gjatë protestës së PD-së, pretendohet se thirri “Berisha në burg”

Balla publikon videon: I riu goditet gjatë protestës së PD-së, pretendohet se thirri “Berisha në burg”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar në rrjetet sociale një video nga protesta e Partisë Demokratike para Kuvendit, duke pretenduar se pamjet tregojnë një rast dhune ndaj një të riu. Sipas Ballës, i riu ishte pjesë e protestës kundër Reformës Territoriale dhe ishte sulmuar pasi kishte thirrur me zë të lartë “Berisha në burg”. Në videon e publikuar prej tij, i riu shihet i rrethuar nga disa persona. Në një moment, një prej protestuesve i afrohet nga anash dhe e godet me shuplakë në fytyrë. Pas incidentit, i riu largohet nga turma. Balla i ka cilësuar pamjet si një tjetër dëshmi për klimën e krijuar gjatë protestës së së enjtes, duke i përdorur ato për të argumentuar se çfarë ka...