Balla: Presim reflektim nga opozita për “Territorialen”, më 17 shtator shqyrtohen pagat e magjistratëve
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se themeli i punës së sesionit të ri parlamentar do të jetë miratimi i reformës Administrativo-Territoriale dhe i reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për medie, Balla bëri të ditur se afati 60-ditor i konsultimit publik për reformën territoriale përfundon në datën 27 shtator dhe më pas do të ketë edhe një komunikim lidhur me këtë çështje. Balla vlerësoi po ashtu se edhe komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë një punë të shkëlqyer. Sipas tij, “ka qenë një proces model për t’u ndjekur gjithmonë në proceset e reformave të rëndësishme”. “Një ndër sfidat e këtij sesioni parlamentar është përmbyllja e reformës territoriale. Gjithmonë në thelb të çdo reforme ka qenë përmirësimi i shërbimeve...
Burimi:
kohajone.com