Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

Balla paralajmëron miratimin e njëanshëm të reformës zgjedhore: Opozita të reflektojë ose…

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar se mazhoranca do ta miratojë në mënyrë të njëanshme reformën zgjedhore nëse deri më 30 nëntor nuk arrihet dakordësi me opozitën. Balla bëri të ditur se PS nuk do të mbështesë shtyrjen e afatit të komisionit të posaçëm, duke theksuar se procesi nuk mund të mbahet peng nga mungesa e bashkëpunimit politik. Ai theksoi se përfundimi i reformës dhe mbyllja e kapitujve të negociatave nuk mund të pengohen nga mosmarrëveshjet politike. Në përfundim, Balla u shpreh se shpreson që opozita të rikthehet në tryezën e diskutimeve dhe të kontribuojë në proces, por paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje socialistët do të vijojnë me miratimin e reformës edhe pa pjesëmarrjen e saj. “I bëj thirrje...