Balla falënderon policinë, Erjoni në spital: Kush do të japë llogari për plagosjen?

Balla falënderon policinë, Erjoni në spital: Kush do të japë llogari për plagosjen?

Dy pamje të së njëjtës mbrëmje në Tiranë. Në njërën, Taulant Balla, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, falënderon Policinë e Shtetit për përballimin e protestës së 24 tetorit. Në tjetrën, Erjon Vishkulli, një 28-vjeçar nga Elbasani, ndodhet në spital pas një plagosjeje të rëndë në syrin e majtë. Dy pamje që ngrenë një pyetje: a do të hetohet me të njëjtën vendosmëri dhuna ndaj policisë dhe mënyra e përdorimit të forcës ndaj qytetarëve? ÇFARË DEKLAROI TAULANT BALLA? Në një postim në Facebook, mbrëmjen e së shtunës, Balla iu drejtua kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të ashpra: “O Saaaaali prapë i solle zjarrvënësit tek selia e Partisë Socialiste?!” Balla pretendoi gjithashtu se selia e Partisë Demokratike përdorej për përgatitjen e bombave...