Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton sonte shfaqjen “HOPE” në kuadër të Muajit Rozë
Baleti Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, do të prezantojë sonte shfaqjen e baletit “HOPE”, me koreografi nga Sead Vuniqi. Shfaqja do të mbahet më 29 tetor, nga ora 19:00, në amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të Muajit Rozë, të cilat synojnë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe luftën kundër kancerit të gjirit. Përmes artit dhe lëvizjes, “HOPE” përcjell mesazhin e shpresës dhe solidaritetit, duke vënë në pah rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com