Balena goditi dhe fundosi jahtin në Paqësor, 4 marinarë shpëtohen pas 18 orësh
Katër marinarë janë shpëtuar pas 18 orësh në det, pasi një balenë goditi dhe dëmtoi rëndë jahtin me të cilin po lundronin në një zonë të largët të Paqësorit Jugor. Jemma dhe Jeremy Cooper, Terry Hetherington dhe Martin Jaffre po lundronin me jahtin Tai Tam, në ujërat e largëta pranë Ishullit Norfolk, kur një përplasje e fuqishme tronditi anijen. Jemma Cooper, australiane, tha se goditja ishte aq e fortë sa e rrëzoi nga timoni. Kur pa në det, ajo vuri re një grup balenash orka. ‘Ne shikuam majtas dhe pamë një tufë me 6 deri në 8 balena. Atëherë u bë e qartë se çfarë kishte ndodhur’, tregoi ajo, sipas The Telegraph. Sipas saj, balenat ishin pothuajse të gjata sa vetë jahti. Jeremy Cooper ndodhej...
Burimi:
syri.net