Baçi: Banorët e Marinzës po nëpërkëmben dhe shfrytëzohen, Bankers nuk u jep as lekët e qirasë

Baçi: Banorët e Marinzës po nëpërkëmben dhe shfrytëzohen, Bankers nuk u jep as lekët e qirasë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e banorëve të Marinzës në Fier, duke akuzuar kompaninë ‘Bankers’ se nuk po respekton të drejtat e banorëve dhe se po i lë ata përballë pasojave të aktivitetit të nxjerrjes së naftës. Përmes reagimit të tij, Baçi ngre shqetësimin për marrëdhëniet mes kompanisë dhe banorëve të zonës, veçanërisht për përdorimin e tokave, pagesën e qirave dhe punësimin e banorëve. Sipas deputetit demokrat, banorëve u janë marrë tokat, ndërsa nuk u jepet qiraja e tokës, edhe në bazë të kontratave të lidhura me kompaninë. Reagimi i deputetit të PD, Luan Baçi: Banorët e Marinzës në Fier vazhdojnë të nëpërkëmben dhe të shfrytëzohen nga ‘Bankers’, kompania që ndryshon pronarët, nga kanadezë, në kinezë dhe në Katar, nuk...