‘Axios’: Shefi i CIA-s propozon takim trepalësh Trump-Putin-Zelensky për t’i dhënë fund luftës

‘Axios’: Shefi i CIA-s propozon takim trepalësh Trump-Putin-Zelensky për t’i dhënë fund luftës

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, propozoi zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij të fshehtë në Moskë në fillim të kësaj jave, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës. Lajmi është bërë i ditur për Axios nga dy burime të informuara mbi çështjen. Kjo ishte hera e parë që Ratcliffe u përfshi personalisht në përpjekjet diplomatike për të arritur një përparim në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Vizita e Ratcliffe në Moskë kishte pjesërisht si synim të përcaktonte nëse drejtuesit rusë të shërbimeve të inteligjencës mund të ndihmonin për ta bindur Putinin të rikthehej drejt negociatave me Ukrainën, të ndërmjetësuara nga SHBA-ja.Të premten, zyrtarët amerikanë informuan Zelenskyn për bisedimet...