Avokatja e Hashim Thaçit: Kundërshtojmë të gjitha transkriptet, fajësia nuk mund të mbështetet në to, Prokuroria s’ka prova!
Avokatja Sophie Menegon, e cila përfaqëson Hashim Thaçin në çështjen për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve të Prokurorisë, duke argumentuar se ato nuk mund të shërbejnë si bazë për shpalljen fajtor të ish-presidentit të Kosovës. Gjatë seancës, Menegon shpjegoi se mbrojtja ka kundërshtuar transkriptet në tërësi dhe jo vetëm pjesë të veçanta të tyre, pasi, sipas saj, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk e ka përmbushur barrën e provës. “ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit”, deklaroi Menegon. Sipas saj, i takon Prokurorisë të dëshmojë saktësinë dhe besueshmërinë e të gjitha provave që paraqiten para gjykatës. “Ne kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet...
Burimi:
javanews.al