Avokati i Thaçit tregon bisedën e parë me ish-presidentin pas dënimit në Hagë
Avokati në ekipin mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prospere, ka folur pas shpalljes së aktgjykimit dënues ndaj ish-presidentit në Hagë. Prosper ka bërë të ditur se ekipi mbrojtës ka biseduar me Thaçin pas vendimit, duke thënë se ai është i gatshëm të vazhdojë betejën ligjore. “Ne folëm me zotin Thaçin, do të takohemi sërish me të, dhe mendoj se e para dhe më e rëndësishmja është se ai vlerëson të gjithë mbështetjen e njerëzve. Ai e kupton që sfida vazhdon dhe është i përgatitur që të vazhdojë të luftojë për veten, Kosovën dhe njerëzit e Kosovës”, ka deklaruar Prosper për gazetarët në Hagë.
Burimi:
kohajone.com