Avokati i Thaçit ngre pikëpyetje për dënimin: Si e dinte Vuçiç 6 ditë para vendimin e Hagës?
Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Luka Mishetiç, ka publikuar një video të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ka ngritur pikëpyetje mbi informacionin që, sipas tij, Vuçiç kishte marrë për vendimin ndaj ish-presidentit të Kosovës. Në videon e publikuar nga Mishetiç, Vuçiç i referohet një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris më 10 shtator. Sipas deklarimit të Vuçiçit, gjatë qëndrimit në Paris ai kishte marrë nga një “udhëheqës evropian dhe botëror” sinjale se Hashim Thaçi do të përballej me një “dënim të rëndë”. Mishetiç identifikon Macronin si personin për të cilin bëhet fjalë. Duke iu referuar diferencës kohore mes takimit dhe shpalljes së vendimit, avokati i Thaçit pyet se si mund të ishte njohur rezultati i një procesi gjyqësor gjashtë ditë përpara...
Burimi:
ntv.al