Avioni ushtarak serb, MIG-29, rrëzohet pranë Beogradit

Avioni ushtarak serb, MIG-29, rrëzohet pranë Beogradit

Një avion ushtarak serb, dyshohet MiG-29, u rrëzua të martën, 17 nentor, pranë qytetit Stara Pazova, në veriperëndim të Beogradit. Mediat lokale raportojnë se piloti ka humbur jetën. Sipas raportimeve, avioni i prodhimit rus u rrëzua në një fushë mes Stara Pazovës dhe Nova Pazovës. Fotografi të publikuara në rrjetet sociale tregojnë mbetjet e avionit në flakë dhe re të dendura tymi të zi që ngrihen nga vendi i ngjarjes. Në zonë u dërguan forcat zjarrfikëse, ambulanca, policia dhe policia ushtarake. Ministria serbe e Mbrojtjes nuk ka publikuar ende një njoftim zyrtar për të konfirmuar vdekjen e pilotit apo llojin e avionit. Shkaku i rrëzimit mbetet i panjohur, ndërsa identiteti i pilotit nuk është bërë ende publik. 🇷🇸 Serbian military aircraft, reportedly MiG-29 fighter jet,...