top-channel.tv's Profile Image

top-channel.tv

Ky autor ka publikuar 12958 lajme.
  1. Dëmtohet ura e fshatit Ogjost në Kukës, rrugë të bllokuara në disa zona të tjera rurale. Hasi përballet me rrezikun e rezervuarit Helshan 2

    Dëmtohet ura e fshatit Ogjost në Kukës, rrugë të bllokuara në disa zona të tjera rurale. Hasi përballet me rrezikun e rezervuarit Helshan 2

    Qarku Kukës vazhdon të përballet me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, duke rritur rrezikun në të gjitha rrugët nacionale, urat dhe akset bashkiake. Situata është më kritike në Ura e fshatit Orgjost, ku njëra këmbë mbajtëse është dëmtuar, dhe në disa rrugë të bllokuara në Njësinë Zapod, Cërnalevë dhe Oreshkë. Strukturat përkatëse […]

  2. Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, e pakalueshme edhe rruga që lidhet me fshatin Valare. Pezullohet procesi mësimor

    Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë, e pakalueshme edhe rruga që lidhet me fshatin Valare. Pezullohet procesi mësimor

    Aksi kombëtar Gjirokastër–Kakavijë është i bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat. Në vendngjarje ndodhen punonjës të firmës mirëmbajtëse, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Gjithashtu, ka bllokim të rrugës Gjirokastër–Valarë në vendin e quajtur Ura e Aznakut. Në pjesën më të madhe të qytetit të Gjirokastrës ka prezencë të inerteve, të […]

  3. Kritike situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës, reshjet përmbytin shtëpitë, uji nuk tërhiqet

    Kritike situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës, reshjet përmbytin shtëpitë, uji nuk tërhiqet

    Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe paralizuan të gjithë jetën në qytet e periferinë e tij, situata në zonën e ish-Kënetës në Durrës vijon të jetë kritike. Uji ka përmbytur gjithçka dhe nuk është tërhequr as nga rrugët dytësore dhe as nga banesat e shumë familjeve. Këto pamje janë […]

  4. “Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve 30–50 milionë fuçi naftë”, Trump: Fitimet do të përdoren në dobi të popullit

    “Venezuela do t’i dorëzojë SHBA-ve 30–50 milionë fuçi naftë”, Trump: Fitimet do të përdoren në dobi të popullit

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Venezuela do t’i kalojë SHBA-ve një sasi prej 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, e cila do të shitet me vlerë tregu dhe me të ardhurat nën kontrollin e autoriteteve amerikane. Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump theksoi se bëhet fjalë […]

  5. Arrestimin i Maduros me urdhër të Trump, Kina përballet me rrezik dhe pasiguri, alarm për Tajvanin

    Arrestimin i Maduros me urdhër të Trump, Kina përballet me rrezik dhe pasiguri, alarm për Tajvanin

    Një operacion i befasishëm amerikan kundër presidentit venezuelian Nicolás Maduro ka tronditur jo vetëm Karakasin, por edhe Pekinin. Bastisja e urdhëruar nga Donald Trump për të marrë nën kontroll dhjetëra milionë fuçi naftë venezueliane ka krijuar kaos politik, duke vënë në pikëpyetje investimet mbi 100 miliardë dollarë që Kina ka derdhur në këtë vend gjatë […]

  6. Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë

    Detaje nga arrestimi i Presidentit të Venezuelës/ Tentuan t’u fshiheshin forcave amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij përplasën kokën pas derës së çeliktë

    Administrata e Donald Trump u ka thënë ligjvënësve amerikanë se Nicolás Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, mbetën të lënduar teksa përpiqeshin t’i fshiheshin forcave speciale të SHBA që po kryenin arrestimin në rezidencën e tyre në Karakas. CNN shkruan se çifti presidencial vrapoi brenda kompleksit dhe tentoi të strehohej pas një dere të […]

  7. Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura/ Dëmtohen dy banesa nga moti i keq në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati

    Përkeqësohet situata nga reshjet e dendura/ Dëmtohen dy banesa nga moti i keq në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati

    Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa. Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime. Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë […]

  8. Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

    Çfarë po ndodh në Atlantik? Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

    Rusia ka dislokuar anije të marinës ushtarake për të shoqëruar një tanker nafte që po ndiqet paralelisht nga forcat amerikane në Atlantik. Lajmi u bë i ditur nga CBS News, partner mediatik i BBC në SHBA, duke sinjalizuar një tension të ri mes Moskës dhe Uashingtonit vetëm pak ditë pas operacionit tronditës për arrestimin e […]

  9. Reshjet e dendura të shiut, situata në Gjirokastër kritike, përmbyten banesa e biznese. Uji merr para makinat

    Reshjet e dendura të shiut, situata në Gjirokastër kritike, përmbyten banesa e biznese. Uji merr para makinat

    Situata në Gjirokastër paraqitet kritike si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit. Ujërat e rrëmbyeshëm kanë vërshuar në rrugë, duke marrë përpara automjete dhe duke përmbytur banesa e biznese. Lagjja Varrosh është ndër zonat më të prekura, […]

  10. Reshjet e dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, uji merr përpara makinat

    Reshjet e dendura të shiut në Gjirokastër/ Del nga shtrati përroi i Ficos dhe liqeni i Viroit, uji merr përpara makinat

    Përmbytjet nga reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme të mëdha në Gjirokastër. Përroi i Ficos ka dalë nga shtrati këtë të martë, duke përfshirë me ujë një pjesë të qytetit dhe disa fshatra përreth. Përmbytjet kanë lënë shumë banesa dhe dyqane nën ujë dhe kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Lagjja “18 Shtatori” është më […]