top-channel.tv's Profile Image

top-channel.tv

Ky autor ka publikuar 12946 lajme.
  1. BE zbut tonet: Prioriteti është angazhimi me SHBA-në, jo përshkallëzimi i situatës së tarifave

    BE zbut tonet: Prioriteti është angazhimi me SHBA-në, jo përshkallëzimi i situatës së tarifave

    Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha të hënën se prioriteti i udhëheqësve të BE-së është të angazhohen me Shtetet e Bashkuara dhe jo të përshkallëzojnë situatën e tarifave, pas kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të vendosur taksa ndaj disa vendeve evropiane në lidhje me Groenlandën. “Nga konsultimet midis udhëheqësve të BE-së, përfshirë Presidenten von […]

  2. “Fundi i botës që njohim”, ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Groenlandës, pasoja masive

    “Fundi i botës që njohim”, ish-shefi i NATO-s: Sulmi ndaj Groenlandës, pasoja masive

    Një sulm i SHBA-së ndaj Groenlandës do të sillte fundin e rendit botëror për ish shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili është njohur për gjuhën e kujdesshme, por këtë herë nuk ngurroi të reagonte ashpër ndaj Donad Trumpit. “Do të ishte fundi i rendit botëror siç e njohim ne nëse SHBA do të […]

  3. Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, Gjykata rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

    Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe leje për ta takuar, Gjykata rrëzon kërkesat e avokates së Veliajt

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e avokates kryesisht të Erion Veliajt. Ajo kërkoi kohë për tu njohur me aktet dhe leje që takonte Erion Veliajn në burg, kërkesa të cilat u rrëzuan. I pranishëm në sallë është edhe Veliaj. Top Channel

  4. Ankesat për rritjen e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar ndaj kompanive Vodafone dhe One

    Ankesat për rritjen e çmimeve/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar ndaj kompanive Vodafone dhe One

    Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar ndaj dy kompanive të ofrimit të shërbimeve celulare në vend, Vodafone Albania dhe One Albania. Autoriteti i Konkurrencës gjatë fazës së hetimit paraprak të tregut ka gjetur elementë që mund të tregojnë sjellje anti-konkurruese nga dy operatorët celularë, siç është rritja e çmimeve. Pjesë nga analiza e […]

  5. Exclusive/ Çfarë i shkaktoi përmbytjet, zbardhen dokumentet. Nga kullimi tek hidrovoret, investimet mbeten në letër

    Exclusive/ Çfarë i shkaktoi përmbytjet, zbardhen dokumentet. Nga kullimi tek hidrovoret, investimet mbeten në letër

    Nga Durrësi në Fier, nga Lezha në Gjirokastër, përmbytjet lanë pas dëme të rënda në banesa, humbje të gjësë së gjallë dhe mijëra hektarë tokë bujqësore të shkatërruara. Lagje të tëra në Spitallë, Ish-Kënetë e Shkozet u kthyen në liqene, ndërsa në fshatra si Kashishti, Sukthi apo Katundi i Ri, banorët u detyruan të braktisin […]

  6. Shiste doza kanabisi në një lokal në Patos, pranga 49-vjeçarit

    Shiste doza kanabisi në një lokal në Patos, pranga 49-vjeçarit

    Shtetasi Hamza Muhon është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi shiste doza kanabisi në Patos. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza/sasi kanabisi. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të […]

  7. Hakohet televizioni shtetëror iranian, ushtrisë po i mbaron koha, t`i bashkohet popullit

    Hakohet televizioni shtetëror iranian, ushtrisë po i mbaron koha, t`i bashkohet popullit

    Persona të panjohur kanë hakeruar transmetimet satelitore të televizionit shtetëror iranian, e kanë transmetuar aty në mbështetje të Princit të Kurorës në mërgim Reza Pahlavi. Ata i kanë bërë gjithashtu thirrje forcave të sigurisë që të mos “i drejtojnë armët ndaj popullit”. Sulmi kibernetikë vjen në kohën kur bilanci i të vrarëve në protestave ka […]

  8. Përplasjet në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Do na keni përballë në Kuvend dhe në sheshe, mos guxoni t’i tregoni vendin opozitës

    Përplasjet në Konferencën e Kryetarëve, Gjekmarkaj: Do na keni përballë në Kuvend dhe në sheshe, mos guxoni t’i tregoni vendin opozitës

    Mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve për këtë vit është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha se opozita është dhunuar në Kuvend në sesionin e parë të kësaj legjislature dhe nga 11 seanca vetëm në dy prej tyre u bë debat normal. “Viti nuk […]

  9. Sali Berisha në SPAK, kreu i PD zbaton masën detyrim paraqitje, pritet nga deputetë demokratë dhe simpatizantë

    Sali Berisha në SPAK, kreu i PD zbaton masën detyrim paraqitje, pritet nga deputetë demokratë dhe simpatizantë

    Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për të zbatuar masën detyrim paraqitje, raporton Anila Hoxha. Kreu i PD-së u prit nga shumë simpatizantë, teksa jashtë ambienteve të SPAK ndodheshin edhe disa nga deputetët demokratë. Pas zbatimit të masës, Berisha dha një deklaratë për mediat. Top Channel

  10. Ftesa e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes, Spiropali: Lajm i mirë për vendin, në Tiranë plas marazi se do paguajmë miliarda e do sjellim palestinezët

    Ftesa e Trump për Shqipërinë në Bordin e Paqes, Spiropali: Lajm i mirë për vendin, në Tiranë plas marazi se do paguajmë miliarda e do sjellim palestinezët

    Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat u ndal te ftesa e Presidentit Donald Trump, që Shqipëria të jetë në Bordin e Paqes. Ajo u shpreh se Shqipëria ka marrë një vlerësim të lartë , ku cilësohet si vend anëtar themelues. “Sot kam kënaqësi të ndaj me ju disa komente […]