Austria nis zbatimin e ndalimit të shamisë për vajzat nën 14 vjeç

Austria nis zbatimin e ndalimit të shamisë për vajzat nën 14 vjeç

Ndalimi i shamisë së kokës për vajzat nën 14 vjeç ka nisur të zbatohet me fillimin e vitit të ri shkollor në Austri, ndërsa komuniteti mysliman dhe organizata të tjera e kundërshtojnë masën. Me rikthimin e nxënësve në shkolla, Austria ka nisur zbatimin e ligjit që ndalon mbajtjen e shamisë së kokës për vajzat nën moshën 14-vjeçare. Masa është kundërshtuar nga organizata myslimane dhe grupe të tjera, të cilat e konsiderojnë atë diskriminuese, transmeton albinfo.ch.  Viti i ri shkollor ka nisur të hënën në Vjenë, Austrinë e Poshtme dhe Burgenland, ndërsa në pjesën tjetër të vendit shkollat do të rihapen javën e ardhshme. Ligji është propozuar nga koalicioni qeverisës i përbërë nga tri parti të qendrës, i cili e ka arsyetuar masën me mbrojtjen e lirisë...