Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria do të nisë një hetim parlamentar për përdorimin e syzeve inteligjente, mes shqetësimeve në rritje për cenimin e privatësisë dhe regjistrimin e fshehtë të qytetarëve. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga sekretari i shtetit për dixhitalizimin, Alexander Pröll, i cili prezantoi një propozim me tri faza për rregullimin e kësaj teknologjie. Sipas transmetuesit publik austriak ORF, syzet inteligjente, të cilat mund të pajisen me kamera, mikrofonë dhe funksione të inteligjencës artificiale, do t’i nënshtrohen kufizimeve të posaçme për regjistrimin e imazheve dhe zërit. Propozimi parashikon ndalimin e regjistrimeve në ambiente të ndjeshme, si shkollat, kopshtet, dhomat e zhveshjes, tualetet, gjykatat, burgjet, si dhe objektet policore dhe ushtarake. Ndërkohë, në hapësirat publike, regjistrimet duhet të jenë qartësisht të dukshme për personat e tjerë....