Austria dëbon katër diplomatë rusë për arsye sigurie
Austria po dëbon katër diplomatë rusë, bazuar në gjetjet e autoriteteve të sigurisë së vendit, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Jashtme. Ministria bëri të ditur se tre anëtarë të ambasadës ruse kishin «kryer veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik». Ministria shtoi se ishte dëbuar gjithashtu edhe një anëtar i delegacionit rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), përgjegjës për sigurinë ushtarake dhe kontrollin e armëve, i cili ishte përfshirë në veprimtari të ngjashme. Revista austriake e lajmeve Profil raportoi se agjentë të dyshuar rusë kishin tentuar të kontaktonin punonjës të Forcave të Armatosura të Austrisë. Sipas revistës, Ministria e Mbrojtjes i kishte paralajmëruar personelin ushtarak dy muaj më parë. Më pas, ministria mori informacione të tjera që çuan...
Burimi:
syri.net