Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

Audiopërgjimet për trafik armësh! Pas kontrolleve te Ron Yeffet dhe Ardi Veliu, SPAK regjistron dy vepra penale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, pas kontrolleve të ushtruara një ditë më parë në banesën dhe zyrat e biznesmenit izraelit Ron Yeffet, Ardi Veliut dhe personave të tjerë të lidhur me kompaninë KAYO. Hetimi u nis kryesisht pas disa audio-përgjimeve të publikuara nga ish-zëvendës kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, në qendër të të cilave ishte biznesmeni Yeffet, i cili bisedon me dy shtetas të huaj të identifikuar si Igor dhe Sergei. Ahmetaj deklaroi se bisedat lidhen me një skemë të dyshuar për trafik armësh dhe municionesh përmes Shqipërisë. Burime konfirmuan se Prokurorët e SPAK po hetojnë rreth dyshimeve të ngritura se kompanitë e Yeffet janë...