Audienca imagjinare / Çlirohu: Askush nuk po të vëzhgon aq sa mendon ti

Audienca imagjinare / Çlirohu: Askush nuk po të vëzhgon aq sa mendon ti

Efekti që ka tek ne audienca imagjinare: Pse mendojmë se të gjithë po na shohin? Na duket sikur të tjerët vënë re çdo gabim, çdo pasiguri, çdo detaj të pamjes sonë. Psikologjia ka një lajm të mirë: pjesën më të madhe të kohës, njerëzit janë shumë më të zënë duke menduar për veten. Por rrjetet sociale po e komplikojnë këtë histori. Hyn në një dhomë plot me njerëz dhe papritur bëhesh i vetëdijshëm për mënyrën si ecën. Për rrobat që ke veshur. Për flokët. Për duart që nuk di ku t’i mbash. Për faktin që ndoshta the diçka të pavend pak më parë. Bën një gabim gjatë një prezantimi dhe e mendon gjithë mbrëmjen. Publikon një fotografi dhe pas pak minutash kontrollon kush e ka...