Athina mohon kërcënimin e ambasadores amerikane për rrëzimin e qeverisë greke
Qeveria greke ka mohuar raportimin e “Wall Street Journal” se ambasadorja e SHBA-së në Athinë, Kimberly Guilfoyle, ka kërcënuar me rrëzimin e qeverisë greke gjatë një darke me zyrtarë grekë dhe amerikanë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis, tha se nuk është ngritur kurrë çështja e një kërcënimi ndaj qeverisë dhe se një veprim i tillë nuk do të tolerohej. “Duhet të them dhe ta bëj të qartë se nuk ka pasur kurrë asnjë çështje që lidhet me një kërcënim ndaj qeverisë greke dhe, për të qenë seriozë, një gjë e tillë nuk do të tolerohej kurrë”, deklaroi Marinakis. Sipas “Wall Street Journal”, incidenti i pretenduar ka ndodhur gjatë një darke në Athinë në muajin mars, ku Guilfoyle është përfshirë në një debat me ministrin...
Burimi:
syri.net