Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi, në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje

Atentat në Mirditë, ekzekutohet Viktor Bardhi, në 2023 i vranë vëllanë për hakmarrje

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Ndërfushaz të Mirditës, ku sipas informacioneve paraprake ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 për motive hakmarrjeje. Viktor Bardhi u qëllua për vdekje teksa në zonën e Munazit u gjet një automjet i djegur, që po verifikohet nga grupi hetimor për të parë nëse ka lidhje me autorët e krimit. Viktori ishte vëllai i Martin Bardhit, i ekzekutuar në shtator të vitit 2023 në një lokal në qendër të Rrëshenit. Edhe pse motivi dhe autorët e vrasjes së Viktorit ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht, historia e përplasjeve të mëparshme ka rikthyer pistën e hakmarrjes. Një prej episodeve që lidhet me këtë histori është atentati...