Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor

Atentat në Athinë, breshëri plumbash ndaj shqiptarit, autorët ia mbathin me motor

Të shtënat me armë kanë tronditur orët e para të mëngjesit në një nga zonat e Athinës, ku një 55-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur në një atentat të dyshuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55 në zonën e Patisias, në kryqëzimin e rrugëve Vroutou dhe Themou Anninou. Sipas të dhënave paraprake, shqiptari është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Pas sulmit, autorët dyshohet se janë larguar me një motor, duke humbur gjurmët në rrugët e Athinës. 55-vjeçari është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe është transportuar në spital, ku po merr trajtimin mjekësor. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja dhe një plumb, të cilat janë sekuestruar për t’u analizuar nga ekspertët kriminalistikë....